Lojtarët e Man Utd zgjedhin trajnerin e ri të ‘Djajve të Kuq’

Lojtarët e Manchester United po kërkojnë emërimin e Ole Gunnar Solskjaer si trajner të përhershëm në ‘Old Trafford’.

Sport

18/01/2019 08:06

Trajneri norvegjez po gëzon një rikthim të ëndrrave në ‘Old Trafford’, duke fituar gjashtë ndeshjet e para në krye të Manchester United, pasi zëvendësoi Jose Mourinhon.

Manchester United në dhjetor të vitit të kaluar pas humbjes 3:1 në ‘Anfield Road’ nga Liverpool, vendosi të ndajë rrugët me trajnerin Jose Mourinho, i cili kishte marrë drejtimin e skuadrës në verën e vitit 2016.

Në një situatë emergjente, drejtuesit e United me këshillën e Sir Alex Ferguson rikthyen në skuadër ish lojtarin e tyre, Ole Gunnar Solskjaer.

54 vjeçari ka arritur t’i fitojë të gjitha ndeshjet në krye të ‘Djajve të Kuq’, dhe e fundit ishte derbi ndaj Tottenhamit në Premierligë.

Përveç rezultateve, lojtarët dhe stafi i stërvitjes janë të entuziazmuar me metodat e punës dhe personalitetin e norvegjezit, dhe kanë bërë thirrje që atij t’i besohet punë e përhershme të Manchester United.

Kujtojmë se kontrata e Solskjaer me Unitedin përfundon në fund të sezonit./Lajmi.net/