Lojtarët e Liverpool kanë zgjedhur me vota zëvendës kapitenin

Sot, Jurgen Klopp ka bërë të ditur se i ka lejuar lojtarët që zëvendës kapitenin ta zgjedhin me vota.

Sport

26/10/2018 17:50

Jordan Henderson si kapiten dhe James Milner si zëvendës kapiten kanë qenë të padiskutueshëm, transmeton lajmi.net.

Për dy zëvendësit e tjerë, trajneri i skuadrës ka menduar se e rrugës është që vet lojtarët të votojnë.

“Vendosa se Henderson dhe Millner do të qëndrojnë si kapiten dhe zëvendës kapiten. Ishte 100% logjike që kjo të ndodhte. Për dy të tjerët kam thënë që lojtarët të votojnë dhe dy holandezë janë zgjedhur në ato pozita. Numër 3 Van Dijk dhe numër 4 Gini Wijnaldum. Ishte vendim i lojtarëve” ka thënë Klopp.

Duket se Van Dijk po aq sa është i dashur nga tifozët, njësoj është edhe nga lojtarët e skuadrës. /Lajmi.net/