Lojtarët e ftuar nga Lopetegui për finalen e Superkupës së Evropës

Real Madrid dhe Atletico Madrid të mërkurën zhvillojnë ndeshjen finale të Superkupës së Evropës.

Sport

13/08/2018 17:03

Do të jetë kryeqyteti i Estonisë, Tallin, mirëpritës i kësaj ndeshje të madhe.

Trajneri i Real Madrid, Julen Lopetegui, ka zbuluar listën me lojtarët e ftuar për këtë finale.

Në listën e trajnerit spanjoll është edhe Luka Modric, mesfushori kroat i përfolur për një kalim te Interi në Serie A.

Në portë janë ftuar pesë portierë, së bashku me Keylor Navas dhe të ardhurin nga Chelsea, Thibaut Courtois./Lajmi.net/