Lojtarët e Barçës e qajnë humbjen e Titos

Tito Vilanova e ka shokuar botën e futbollit, me vdekjen e tij. Futbollistët e Barcelonës e qajnë humbjen e ish trajnerit të tyre, për të cilin shkruan statuse të dhimbshme në rrjetet sociale.

Sport

25/04/2014 21:05

Futbollistët e Barcelonës e kanë vajtuar humbjen e ish trajnerit të tyre, Tito Vilanova, i cili ndërroi jetë të premten.

“Tito, faleminderit për gjitha ato që ia ka dhënë futbollit dhe Barcelonës. Të gjithë ne do të të jemi mirënjohës. Personalisht, të njoha qe 14 vjet dhe mund të them se ka shumë pak si ti. Faleminderit që ek besuar gjithmonë tek unë, për të më ndihmuar që të përmirësohem dhe t’i kaloj pengesat profesional dhe personale”, ka shkruar Cesc Fabregas.

“Tito Vilanova, njëri prej trajnerëve më të mirë që kam mundur t’i kem në karrierën time. Faleminderit për të gjitha ato që na ke dhënë. Pusho në paqe. Një përqafim të gjithë familjarëve, në këtë ditë të vështirë”, ka shkruar portieri Víctor Valdés.

“Një person që është e vështirë ta harrosh. Do të të kujtojmë gjithmonë. Ngushëllime për familjen e Titos”, ka shkruar sulmuesi Lionel Messi.

“Nuk kam fjalë. Ke qenë dhe do të jesh një shembull, e kisha nderin që isha pjesë e jetës tënde. Kurrë nuk do të të harroj. Shumë forcë për familjen e tij. Pusho në paqe, trajner. Përqafim”, ka shkruar mesfushori Andres Iniesta.

Ish trajneri i Barcelonës u mposht nga kanceri në moshën 45 vjeçare, me të cilin luftoi në dy vjetët e fundit.