Lojtarët e Andorrës emocionojnë botën me lotët e tyre (VIDEO)

Kombëtarja e Andorrës bëri historinë duke e mposhtur 1-0 Hungarinë.

Sport

10/06/2017 23:19

Kjo kombëtare për herë të parë në histori të saj, shënoi dy fitore brenda një viti kalendarik, pasi pak muaj më parë kishte mposhtur 0-2 San Marinon.

Kjo arritje emocionoi shumë lojtarët dhe stafin e kësaj kombëtare, që nuk munden t’iu përmbahen lotëve pas ndeshjes. Diçka vërtetë emocionuese./Lajmi.net/