Lojës GTA V i përmirësohet grafika (Video)

Me përmirësimin në grafikë që ka marrur loja shumë e popullarizuar GTA V, tani duket shumë reale.

Fun

09/11/2014 17:19

Grand Theft Auto V do të veprojë në 1080p/30fps në pajisjet PlayStation 4 dhe Xbox One, ka njoftuar dje Rockstar Games, duke bërë të ditur gjithashtu se loja do të përmbajë edhe metodën e luajtjes në formën ‘Personi i Parë’.

Rockstar Games tha: “Grand Theft Auto V për Playstation 4 dhe Xbox One tani përmban me qindra përmirësime dhe shtesa duke përfshirë rezolucionin 1080p në 30fps”, transmeton Lajmi.net.

Ndryshe nga këto, versioni për PC i GTA V do të mbështesë rezolucionin 4K.

Rockstar Games njoftoi gjithashtu se loja do të jetë e mundur tani të luhet edhe në mënyrën ‘Personi i Parë’, që shihet më poshtë në fotografitë e zbuluara nga kompania.

Me përmirësimin që i është bërë, kjo lojë tani duket shumë reale. Shikojeni videon dhe fotografitë më poshtë të përmirësimit të lojës.

Metoda e luajtjes në mënyrën 'Personi i Parë'