Lojërave të Serbisë duhet t’iu japim përgjigjen e trenit

Çdo kush që sot përpjekjet e Serbisë që të destabilizojë Kosovën dhe jo vetëm i quan provokim, është duke e zbutur veprimin e Serbisë ose nuk është duke e mar seriozisht çdo lojë të saj.

Opinion

17/01/2017 15:23

Jo, Serbia ka plane dhe ajo tashmë nuk po provokon, në fakt ajo është në  tendencë për të realizuar një plan konkret, e që është ndarja e Kosovës, përmes  seciles gjë, dëshiron që Kosovës të i’a vështirësoi funksonalitetin e saj duke krijuar çdo herë situata tensioni.

Serbia e di saktësisht se çfarë është duke bërë, por, a e dijmë ne se çfarë  duhet të bëjmë në raport me Serbinë ? Konsiderojë se ende jo, të paktën jo nga veprimet që po i ndërmarrim deri më tash.

Politika kosovare ka qenë mjaftë toleruese edhe ndaj serbëve lokal, por edhe ndaj Serbisë. Që nga paslufta në raport me minoritetet, ne si Ksosove kemi pasur standarde të dyfishta për Serbët, u kemi dhënë më shumë ç’ duhet ndrësa të tjerëve u kemi dhënë aq sa u takon dhe krejt kjo për shkak të një përpjekjeje për integrim artificial të serbëve nëpër institucionet e Kosoves, të cilat fillimisht nuk i kanë njohur, pastaj filluan ti njohin, por, aq sa kishin interes (një pagë, një meditje dhe një  realizim të planeve të Serbisë në Kosovë).

Kosova nga ana e saj ka bërë  çdo gjë për ti normalizuar marërdhëniet me serbët lokal por edhe marrëdhëneit   ndërfqinjësore me Serbinë por rezultatet janë të pakta për të mos thënë janë të pa dukshme. Para disa viteve lojërat e Serbisë edhe kemi mundur ti quajmë provokim, por ato tashmë ka kohe që kanë kaluar në një dimension tjetër që nga koha kur vritet nga paramelitarët serbë ne pjesën e Mitrovicës veriore Enver Zyberi në përpjekje  për ta mbrojtur sovranitetin e vendit. Pastaj trazirat që pasuan, barrikadat  që qëndruan me vite, parku i paqes e deri tek muri i ngritur së fundmi, të gjitha këto mund ti quash çkado por jo provokim.

Kosova e njeh politikën e Serbisë e cila veshtirë mund të ndryshoj në raport me shqiptarët, por duke e pasur një situatë të tillë përpara, pra, kur  kemi një Serbi që nuk i bindet as presionit ndërkombëtar por me çdo kusht bënë përpjekje për të  vazhduar me agjendat e veta destabiluziese, konsiderojë se është koha që, edhe Kosova të lëvizë një hap tutje dhe ti kthehet vetës më shumë, ta respektojë vetën  më shumë. Kjo do të thotë që çdo loje të Serbisë ti jap përgjigjen e trenit. Vetëm  kështu ne mund ta bindim edhe Serbinë por edhe ndërkombëtarët se ne jemi shumë  rigoroz kur të tjerët dëshirojnë ta cënojnë integritetin dhe sovranitetin e shtetit të Kosovës.