Lojërat Olimpike në Rio: Majlinda përfaqëson Kosovën

Majlinda Kelmendi në një intervistë për CNN, ka konfirmuar se do të përfaqësojë Kosovën në Lojërat e ardhshme Olimpike, që do të mbahen në Rio gjatë vitit 2016.

Sport

10/12/2014 17:01

Kampionia e Botës në Xhudo, Majlinda Kelmendi edhe në mënyrë zyrtare do të përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike, Rio 2016.

Kosova në mënyrë zyrtare është pranuar me të drejta të plota në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, dhe që në Lojërat e ardhshme Olimpike, ajo do të paraqitet si shtet në vete.

Lajmi i parë dhe shumë i gëzuar që ka ardhur një ditë pasi u pranua Kosova, është se Kampionia e Botës në Xhudo, Majlinda Kelmendi do të përfaqësojë Kosovën në Rio 2016.

Majlinda, e cila vjen nga Peja, deri tani në Lojërat Olimpikë është paraqitur me flamurin e Shqipërisë, mirëpo tani ajo ka vendosur për Kosovën.