Lojërat Dimërore, refuzohet ftesa për sportistët rusë – Lajmi.net
Lojërat Dimërore, refuzohet ftesa për sportistët rusë
Autori: Lajmi.net SportTë tjera 15:44, 5 February 2018
Një komision special i këtij organizmi vendosi në mënyrë unanime që të ndalojë garimin e këtyre sportistëve në ngjarjen më të rëndësishme sportive dimërore, që nis pas pak ditësh në Pyeongchang.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) i kundërpërgjigjet Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv për sa i përket 28 sportistëve rusë, të cilëve iu hoq dënimi me pezullim të përjetshëm.

Për 13 nga këta sportistë dhe dy trajnerë u kërkua që t’u bëhej ftesë për pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike Dimërore, kërkesë që nuk u pranua nga IOC-ja.

Një komision special i këtij organizmi vendosi në mënyrë unanime që të ndalojë garimin e këtyre sportistëve në ngjarjen më të rëndësishme sportive dimërore, që nis pas pak ditësh në Pyeongchang.

“Konfirmojmë se nuk do të ketë ftesa të tjera për këta 15 sportistë, që ishin pjesë e grupit të atyre që ishin pezulluar përjetë nga aktivitetet, por që CAS-i i Lozanës ua anuloi dënimin”, thekson IOC-ja, paneli i së cilës, i kryesuar nga ish-ministrja franceze e Sporteve, Valeri Fourneyro, kishte shqyrtuar të gjitha rastet një për një, transmeton “Top Channel”.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ia ndaloi Rusisë pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike për shkak të skandalit të dopingut që ka tronditur botën e sportit. Përjashtim bëjnë 169 sportistë që rezultuan të pastër pas një sërë testesh të forta antidoping, duke u lejuar të marrin pjesë në këtë ngjarje sportive nën flamurin olimpik.

“Më ka shqetësuar vendimi i CAS-it, që duhet riparë, e të cilin ne do ta apelojmë”, u shpreh presidenti i IOC-së, Thomas Bach, qëndrim të cilin më pas e shfaqi edhe Agjencia Botërore Antidoping.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO