Lojën ‘Fortnite’ tani mund ta luani edhe në pajisjet iOS

Nëse me xhelozi i keni shikuar miqtë teksa luajnë ‘Fortnite’ në iPhone-t e tyre por s’keni mundur të luani vet, atëherë mos u brengosni më: Versioni mobil i kësaj loje më në fund ka dalë në dispozicion për të gjithë përdoruesit e pajisjeve iOS.

Fun

03/04/2018 12:51

 

Fatkeqësisht ende nuk dihet se kur do të jetë në dispozicion për ata që përdorin Android, transmeton Telegrafi.

Mbani mend se kjo lojë nuk funksionon për telefonat dhe tabletët e vjetër.

Pajisjet minimale në të cilat mund ta luani këtë lojë janë iPhone 6S/SE, iPad Mini 4, iPad Pro, iPad Air 2 dhe iPad 2017 që funksionojnë me iOS 11. /Telegrafi/