Lojë e këndshme e krijuar nga një kosovar

"Simple Math Under Pressure" (Matematikë e thjeshtë në presion) quhet loja e krijuar për telefonat e mençur nga Betim Drenica. Loja për momentin është në dispozicion të përdoruesëve të Androidit. Së shpejti, kjo lojë pritet të jetë e gatshme edhe për iOS.

Auto & Tek

14/08/2014 01:09

“Ideja është e thjeshtë, ju sfidoheni me detyra shumë të thjeshta matematikore (me shumicën e operatorëve aritmetikorë) për një kohë tejet të shkurtër me një mënyrë që tenton të ju tërheqë vëmendjen për të parë se sa i rezistoni presionit”, thotë Betimi teksa na prezanton lojën.

Si duket, loja tingëllon shumë e thjesht, megjithëse faktori kyç që e bën interesante është padyshim presioni.

“Loja për momentin është në Android, në iOS vjen në javën e ardhshme”, deklaron Betimi kur pyetet nga lajmi.net për mundësinë që loja të jetë edhe në sistemin operativ të Apple.

“Sot loja është pritur tejmase mirë, dhe tani veç se i fitoj 100 lojtarët e parë pa asnjë investim marketingu, vetëm me “word of mouth” . Për këtë ndjehem shumë mirë”.

“Është një lojë me të cilën ia vlen të fillohet dita, pasi që e nxjerrë trurin nga gjendja e gjumit”, këshillon Betimi.

Për të shkarkuar lojën për android, klikoni këtu.