Loja vdekjeprurëse që qarkullon online u ka marrë jetën 17 adoleshentëve

Sfidat online nuk janë një gjë e re për hapësirat virtuale e për njerëzit që lëvrojnë në këto të fundit, por një lojë e re e quajtur ” Blue Whale” po shtyn të rinjtë të ndërmarrin veprime të jashtëzakonshme si për shembull të kryejnë vetvrasje.

Auto & Tek

01/03/2017 15:09

Kjo sfidë është përhapur tashmë në të gjithë Rusinë, Azinë Qëndrore dhe shtete si Kazakistan apo Kirgistan dhe më shumë se 130 adoleshentë janë bërë pjesë e kësaj loje .

Të rinjtë krijojnë profilin e tyre në një faqe online të quajtur Vkontakte e më pas fillojnë bisedimet me një tutor i cili shtyn të rinjtë të kryejnë vepra të paimagjinueshme. Personi që besohet se fshihet pas kësaj loje Filip Budeikin është arrestuar.