Loja ‘Pokemon Go’ krijon kaos rrugëve të New Yorkut (Video)

Në rrugët e New Yorkut, konkretisht buzë parkut ‘Central Park’ janë mbledhur qindra njerëz për të luajtur lojën më të famshme të momentit ‘Pokemon Go’.

Bota

16/07/2016 22:56

Në një video të postuar në rrjetet sociale shihet se si vrapojnë njerëzit për të luajtur lojën në fjalë.

Më interesantja e kësaj video është një djalë i cili lë makinën e tij të ndezur dhe vrapon jashtë për të kërkuar çmimin e madh, transmeton lajmi.net.

Pokemon Go, është lojë që tani po kërkohet shumë anembanë botës. Këtë lojë mund ta shkarkoni në telefonat tuaj pa pagesë si në ata Android ashtu edhe në iOS.

Loja paraqet një hartë të mundësuar me GPS, ku në ekran shfaqen Pokemonat nga bota reale, dhe ju duhet t’i arrini t’i kapni ata.

Pasi t’i kapni, ju duhet t’i gjuani ata me topa Pokemoni, përmes ekranit tuaj, por, pokemon do të shfaqet në ekran në varësi se ku jeni dhe se çfarë kohe është.

Ideja e kësaj loje është për t’ju inkurajuar që të shëtisni sa më shumë përreth botës reale për të kapur Pokemon. /lajmi.net/

YouTube player