Lodrat që i mundësojnë bebes tuaj të bëjë selfie

A është bebja juaj shumë e re për të bërë selfie? Një projekt i ri i bërë në Holandë i përgjigjet kësaj pyetje.

Fun

26/10/2014 21:08

Një projekt i ri nga Akademia e Dizajnit në Holandë i quajtur ‘Të famshmit e posalindur’ është duke u munduar të bëjë namin. Në veçanti me fytyrën e bebeve.

Për projektin, ata krijuan disa lodra që janë të lidhura me internet dhe që do t’ju ndihmonte bebeve që të ngarkojnë fotografi dhe gjëra të tjera në rrjete sociale, transmeton Lajmi.net.

Është një lodër e quajtur ‘topi për selfie’ me të cilin bebeja mund t’i bëjë një fotografi vetës dhe pastaj ta postojë atë në Facebook. Përveç kësaj, janë disa këpucë ‘gjurmuese të lëvizjeve’ që regjistrojnë dhe ngarkojnë aktivitete fizike dhe një biberon që e ngarkon vendndodhjen e bebes.

Në një intervistë, krijuesit e kësaj shpjeguan se shumë shpesh ndodhë që bebet e posalindura të miqëve t’i shohim më parë në Facebook se sa t’i takojmë në jetë reale. Kështu që ata menduan se me këtë projekt do t’ua lehtësonin prindërve punën e fotografimit të bebeve të tyre, dhe bebet do të fotografonin vetë vetën e tyre në stilin ‘selfie’, transmeton Lajmi.net.

Ata shpjeguan se me këtë projekt janë bashkuar edhe Facebook me Twitter, të cilët kanë shtuar veglat për postim si pjesë e projektit ‘Të famshmit e posalindur’, për të parë se si duket që një bebe të bëjë fotografi dhe t’i postojë ato vetë në rrjete sociale.