Lodrat e plastikës me përbërje të dëmshme kimike, MTI pret për asgjësimin e tyre

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, duke folur për lodrat e dëmshme për shëndetin e fëmijëve, ka thënë se të njëjtat pritet që të asgjësohen pas marrjes së lejes për një procedurë të tillë.

Lajme

18/10/2018 11:17

Ai në Kuvendin e Kosovës ka bërë të ditur se nga 15 mostrat e dërguara për test në Holandë, dy prej tyre kanë rezultuar se kanë përbërje të dëmshme kimike.

“Unë mund të ju njoftoj se inspektorati i tregut ka marrë 15 mostra të lodrave të cilat janë dërguar në një laborator në Holandë. Nga 15 këto mostra, 10 prej tyre kanë dalur se nuk janë konform kërkesave, 8 prej tyre nuk e kanë përmbushur kriterin fizik, ndërkaq që dy prej tyre nuk e kanë përmbushur kriteret kimike”, ka thënë ai.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se të njëjtat janë konfiskuar ndërkaq që pritet edhe leja për asgjësimin e tyre.

Shala ka thënë se ende nuk dihet sasia e lodrave që do të asgjësohen./Lajmi.net/