Llumi i kafesë, katër përdorime të rëndësishme

Nëse konsumoni kafe turke me siguri që nuk e keni menduar kurrë se llumin e saj mund ta përdorni për gjëra të tjera.

Lifestyle

25/03/2017 10:26

Po po, llumi i kafesë ka përdorime të veçanta prandaj pasi të lexoni këtë artikull nuk do ta hidhni më.

Llumi mund të përdoret në:

Estetikë sidomos kur i keni sytë e fryrë. Mund të përgatisni një masë kremoze duke përzierë llumin e kafesë me ujë dhe aplikojeni poshtë syve. E lini të veprojë për 10 minuta më pas e shpëlani. Kafeina vepron mbi enët e gjakut duke reduktuar fryrjen.

Maskë për flokë. Fërkojeni llumin në flokë para se t’i bëni me shampon dhe lërini pak të qëndrojë dhe pastaj lajini me ujë. Biondet këtë maskë nuk do të duhej ta bëjnë, mirëpo zonjat flokëgështenja pas trajtimit flokët do t’i kenë të shkëlqyeshme!

Ngjyrën e rrobave. Nëse veshjet e zeza po humbasin ngjyrën, atëherë gjatë larjes së tyre shtoni rreth 40 gramë llumë kafeje të shkrirë në 4 litra ujë. Taninet e kafesë shërbejnë për të kthyer ngjyrat e errëta.

Eliminimin e erërave. Fërkojini duart me llumin e kafesë, përpara se t’i lani normalisht për të eliminuar të gjitha erërat.

Të gërvishturat në mobiliet tuaja. Një copëz pambuku të njomë e lyeni me llumin e kafes dhe e kaloni disa herë në zonën e gërvishtur. Kur zona të thahet, largojeni llumin e kafesë me një pecetë të thatë./Albeu.com/