Llulaku: Në Maqedoni fitojmë për të gjithë shqiptarët

Azdren Llullaku më optimist se kurrë për transfrertën me Maqedoninë, në Strumicë. Sulmuesi kuqezi është i bindur se duke kontrolluar topin dhë dhënë maksimumin në fushë, Shqipëria do të arrijë të marrë fitoren e radhës ndaj një rivali direkt për vendin e tretë.

Sport

03/09/2017 18:03

“Ka shumë probleme ndeshja në Maqedoni. Ne duhet të japim maksimumin jo vetëm për ne, por për të gjithë shqiptarët. Bëm një lojë shumë të mirë, topin e kishim vetëm ne në kontroll. Nëse do ta kemi mundësinë për të pasur topin, për të krijuar rastet besoj që do të fitojmë edhe ndaj Maqedonisë.”

I pyetur për për diferencar mes Izraelit dhe Maqedonisë, 29 – vjercari theksoi se fqinjët tanë janë pa dyshim më të fortë.

“Me Izraelin këtu patëm probleme sepse mbetëm me dhjetë lojtarë dhe shkaktuam penallti. Besoj që ishte problemi ynë. Mendoj që Maqedonia do të jetë më e vështirë, sepse është një ekip më i mirë se Izraelit.”

Është aktkvizuar në katër ndeshje me Shqipërisë, tre prej të cilave eliminatore, por ende nuk e ka gjetur rrugën rrjetës. Pozicioni si sulmues krahu por edhe detyrat më së shumti mbrojtëse, sipas Llullakut, nuk i kanë dhënë shumë mundësi për të shënuar.

“Jo nuk ndihem në presion. Pozicioni im është në krah, për herë të parë luajta në qendër të sulmit. Edhe herët e tjera kur kam luajtur në krah, kam qenë shumë difensiv dhe kam patur detyra të tjera për të ndihmuar ekipin. Kështu që nuk kam asnjë presion.”

Duhej të kalonin thuasje 54 minuta lojë që Shqipërisë të gjentë qetësinë ndaj një kundërshtari modest. Llullaku e ka një shpjegimse përse kuqezinjtë vuajnë jo pak përballë skuadrave të vogla.

“Kjo ndodh cdo herë. Ndoshta ndryshon përqendrimi. Kur luan ndaj një ekipi të madh përqendrimi është 150 për qind. Kjo i ndodh të gjitha skuadrave ndonjëherë. Por, tani nuk ka ekipe të lehta dhe duhet të jesh njësoj i përqendruar. Edhe Lihtenshtajnin e vlerësuam dhe fituam.

I gjithë ekipi bëri një ndeshje shumë të mirë. Në pjesën e parë nuk shënuam, por patëm 3-4 raste shumë të mira. Edhe unë kisha rastet e mia, por në fund më e rëndësishme është fitorja. Jemi shumë të kënaqur.”