Lluka zotohet se Trepça do të jetë prioritet i tij, por nuk iu premton rritje të pagës minatorëve – Lajmi.net
Lluka zotohet se Trepça do të jetë prioritet i tij, por nuk iu premton rritje të pagës minatorëve
Autori: Lajmi.net EkonomiLajmeNacionale 16:26, 9 January 2019
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka sot ka vizituar minatorët e Trepçës.

Që nga dita e enjte, minatorët e minierës së Trepçës kanë hyrë në grevë, shkruan lajmi.net.

Minatorët po kërkojnë rritje të pagës prej 20 për qind, mospunësim të punëtorëve të rinj pa konkurs, takim të menjëhershëm me Bordin e minatorëve, si dhe përmbushjen e kërkesave të tyre të bëra më parë.

Gjatë ditës së sotme minatorët grevist i ka vizituar ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka si dhe kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Lluka është zotuar para minatroëve se Trepça do të jetë prioritet i dikasterit të tij, mirëpo ai nuk iu ka premtuar rritje të pagave minatorëve pasi që sipas Llukës, minatorët nuk mund të paguhen me taksë të qytetarëve të Kosovës.

Sipas Llukës, Trepça nuk është duke dhënë prodhim aq sa duhet për shkak të problemeve, mirëpo në momentin e parë që ajo do të regjistrohet si ndërmarrje e re, sipas ministrit gjithçka do të jetë më ndryshe.

Njoftimi i plotë i Minsitrisë pa ndërhyrje:

Ministri i Zhvillimit Ekonomik z. Valdrin Lluka i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri ka vizituar sot minatorët e Trepçës të cilët kanë hyrë në grevë.

Gjatë takimit me  Sindikatën e Trepçës dhe Këshillin grevist, ministri Lluka i ka njoftuar ata për të gjitha fazat e procesit të regjistrimit të Ndërmarrjes “Trepça SH.A”, duke i njoftuar kështu se në seancat e para të Kuvendit të Kosovës pas pushimit dimëror, të cilat priten të mbahen në fund të muajit janar, eventualisht në fillim të muajit shkurt, statuti i ri i Trepçës do të procedohet për miratim në Kuvendin e Kosovës.

Miratimi i statutit të ri të Trepçës do të i hapte rrugë regjistrimit të Ndërmarrjes si Ndërmarrje e re “Trepça Sh.A”, proces ky i cili do të përfundon menjëherë pas miratimit të Statutit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Regjistrimi si ndërmarrje e re “Trepça Sh.A” do të haptë perspektiven për konsolidimin e menaxhmentit, investimeve të reja në ndërmarrje, rritjen e prodhimit, krijimit të kushteve më të mira për punë etj.

Sa i përket kërkesave të minatorëve për rritje të pagave për 20% dhe shkarkimit të Bordit të Drejtoreve dhe Menaxhmentit të Ndërmarrjes (kërkesa të cilat kanë dalë sot nga Këshilli grevist dhe Sindikata e Trepçës), ministri Lluka ka kërkuar nga minatorët që të kenë konsideratë dhe të presin regjistrimin e ndërmarrjes dhe konsolidimin e mirëfilltë të saj, si dhe të angazhohen në rritjen e kapaciteteve prodhuese në mënyrë që ndërmarrja të jetë profitabile dhe pastaj të shihet mundësia e realizimit të kërkesës se tyre për rritje te pagave nga menaxhmenti i ndërmarrjes, të cilët se bashku me Bordin e Drejtoreve janë përgjegjës për këtë vendim. Duke sqaruar situatën e tanishme, ministri shpjegoi që Qeveria nuk mund të bëj rritjen e pagave për minatorët me taksa të qytetarëve të Republikës së Kosovës, pasi që aktualisht ndërmarrja nuk ka qëndrueshmëri financiare dhe nuk ka qenë profitabile.

Ministri Lluka është zotuar para minatorëve se gjatë vitit 2019 zhvillimi i ndërmarrjes Trepça Sh.A do të jetë prioritet i dikasterit të cilin e drejton, në mënyre që Trepça të jetë një nga kontribuuesit kyç për zhvillimin ekonomik të vendit. /Lajmi.net/

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO