Lluka tregon se për çfarë nuk e kursen as centin e fundit

Ministri i Zhvillimik Ekonomik të Kosovës, Valdrin Lluka, ka treguar se në raste të caktuara di të mos jetë kursimtar.

Lajme

31/12/2018 23:42

Ministri i Zhvillimit Ekonomik të Kosovës, Valdrin Lluka, në një intervistë pa protokoll dhënë për lajmi.net, ka treguar se sa është kursimtar.

I pyetur nëse shpenzon apo kursen më shumë, ministri Lluka në këtë intervistë ka thënë se si gjakovar që është mundohet të kursej më shumë se sa të shpenzoj mirëpo, kur është në pyetje teknologjia Lluka thotë se i shpenzon edhe kursimet e fundit.

Lexo edhe: 

http://lajmi.net/alluka-ministri-kursimtar/

“Personalisht, si gjakovar që jam, mundohem të kursej më shumë se sa që shpenzoj. Nuk jam person i apasionuar pas brendeve të shtrenjta kur flitet për rroba. Mendoj që paraja e shpenzuar në rroba me marka të shtrenjta është para e shpenzuar gabimisht. Sidoqoftë, si person i pasionuar pas teknologjisë, nuk e kam problem që kursimet e fundit ti shpenzoj në teknologji”, ka treguar Lluka. /Lajmi.net/