Lluka në Tiranë kërkon nga BE-ja që Serbisë t’i bëhet presion për implementimin e marrëveshjes së energjisë

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, në Tiranë ka kërkuar nga të gjitha vendet e rajonit dhe nga Bashkimi Evropian që t’i bëhet presion Serbisë për implementimin e marrëveshjes së energjisë.

Lajme

08/11/2018 22:28

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, i cili po merr pjesë në “Tirana Connectivity Forum”, të organizuar nga Cooperation and Development Institute ka kërkuar që të bëhet presion ndaj Serbisë për implementimin e marrëveshjes së energjisë duhet të vijë nga të gjitha palët dhe jo vetëm nga Kosova, shkruan lajmi.net.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Lluka ka bërë të ditur po ashtu se, integrimi rajonal në fushën e energjisë është i një rëndësie të veçantë pasi që siç ka shkruar Lluka, kjo ndërlidhet direkt me zhvillimin ekonomik të rajonit.

Sipas tij, pa implementimin e marrëveshjes energjetike nga ana e Serbisë në raport me Kosovën, kjo përpjekje e integrimit do të dështoj, përcjell lajmi.net.

Postimi i plotë i Llukës pa ndërhyrje:

Presioni ndaj Serbisë për implementimin e marrëveshjes së energjisë duhet të vijë nga të gjitha palët dhe jo vetëm nga Kosova ??.

Këtë kërkova sot gjatë qëndrimit tim në Tiranë??, ku morra pjesë në Tirana Connectivity Forum të organizuar nga Cooperation and Development Institute në panel me temë Integrimi Rajonal Energjetik⚡.

Aty potencova rëndësinë e integrimit rajonal në fushën e energjisë që ndërlidhet direkt me zhvillimin ekonomik të rajonit, por, gjithashtu thashë se pa implementimin e marrëveshjes energjetike nga ana e Serbisë në raport me Kosovën, kjo përpjekje e integrimit do të dështoj?.

Prandaj edhe kërkova që fokusi kryesor i rajonit ?????????? dhe Bashkimit Evropian ?? duhet të jetë tek presioni ndaj Serbisë në ✔implementim të ?marrëveshjes. /Lajmi.net/