Lluka: Kompletimi i Bordit të Trepçës, hapi i parë konkret drejtë aktivizimit të këtij gjiganti – Lajmi.net
Lluka: Kompletimi i Bordit të Trepçës, hapi i parë konkret drejtë aktivizimit të këtij gjiganti
Autori: Lajmi.net EkonomiLajme 11:42, 11 November 2017
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Vldrin Lluka ka vizituar ndërmarrjen e Trepçës, ku ka zhvilluar takime me ekzekutivin dhe sindikatën e kësaj ndërmarrje.

Lluka me anë të një postimi në facebook ka thënë se ka informuar ata që është bërë shpallja e pozitave për Drejtorët e Bordit Mbikëqyrës, që sipas tij, është hapi i parë konkret drejtë aktivizimit të këtij gjiganti ekonomik.

Postimi i plot:

Në mëngjesin e sotëm, si pjesë e premtimeve për të rregulluar problemet e Trepçës, isha në vizitë në këtë ndërmarrje ku u takova me ekzekutivin dhe sindikatën. Ishte një takim mjaftë i mirë dhe besoj që jemi në rrugën e duhur për të rregulluar shumicën e problemeve që hasin punëtorët e Trepçës.

Vizita tjetër u planifikua të bëhet në fund të këtij muaji për të monitoruar progresin e premtimeve nga secila palë.

Ndërkohë, i informova që Qeveria e Kosovës, në bazë të ligjit mbi Trepçën të sponsoruar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, ka bërë shpalljen e pozitave për Drejtorët e Bordit Mbikqyrës, që është hapi i parë konkret drejtë aktivizimit të këtij gjigandi ekonomik.

Në këtë bord, nga 9 pozita të hapura, 2 do të përfaqësohen nga punëtoret e Trepçës!

Ministria e Zhvillimit Ekonomik është duke i ndërmarrë të gjithat hapat e nevojshëm që i hapin rrugë zhvillimit të kësaj ndërmarrje, andaj vlerësoj se nisja e procesit për zgjedhjen e Bordit të Trepçës, do t’i paraprij hapave të tjerë konkretë që ka paraparë MZHE siç janë hartimi i Statutit dhe regjistrimi i ndërmarrjes si Trepça SHA./Lajmi.net/

 

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Berry Rush
  • Play Bow Master Japan
  • Play iStunt 2
  • Play Stealth Sniper