Lluka i gëzohet aprovimit të Ligjit për Efiçencë të Energjisë

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka përmes një postimi në Facebook ka shprehur gëzimin e tij për aprovimin e Ligjit për Efiçiencë të Energjisë në Kuvendin e Kosovës.

Lajme

07/11/2018 17:34

Lluka ka shkruar se pas angazhimit maksimal të Ministrisë se Zhvillimit Ekonomik, në koordinim të plotë me të gjitha institucionet relevante ndërkombëtare të cilat merren me fushën e efiçiencës së energjisë si dhe nën asistencë të drejtpërdrejtë të Komisionit Evropian dhe Bankës Botërore, janë hartuar një nga ligjet më të rëndësishëm në sektorin e energjisë, Ligji Nr.06/L-079 Për Efiçiencë të Energjisë, i cili ligj sot kaloj edhe instancën e fundit procedurale me votën e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Lluka ka shkruar për efektet e shumta që ky ligj sjellë për sektorin e energjisë dhe ekonominë e vendit ku ka potencuaer disa elemente të rëndësishme.

“Ky ligj krijon Fondin për Efiçiencë të Energjisë dhe për të cilin që në fillim të operimit, Komisioni Evropian dhe Banka Botërore kanë ndarë grant mbi 15milionë euro si investime të drejtpërdrejta në ndërtesat publike me qëllim të kursimit të energjisë; Ky ligj forcon infrastrukturën institucionale që nga hartimi e deri tek implementimi i politikave dhe masave te këtij sektori, komfor obligimeve qe Kosova ka marrë në kuadër te Kapitullit për Zhvillim të Qëndrueshëm; Ky ligj rrit përgjegjësinë, rolin por edhe mundësinë e përfitimit të Komunave, në funksion të implementimit të masave te efiçiencës. Pra shumë shkolla, çerdhe, objekte spitalore dhe objekte tjera të institucioneve qëndrore dhe lokale do të iu nënshtrohen renovimit në funksion të kursimit të energjisë dhe rritjes së mirëqënies”, ka shkruar Lluka.

“Shfrytëzoj rastin edhe një herë të falënderoj të gjitha palët e përfshira në proces për kontributin e dhënë. Shpresoj qe do ta kem mbështetjen e tyre në implementimin e obligimeve që dalin nga ky ligj!”, ka shkruar në fund Lluka.