Lluka fton qytetarët të përzgjedhin pullën postare për Dëshmorët e Gjakovës

Në përpjekje për t’i nderuar Dëshmorët e Gjakovës, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka iniciuar dizajnimin e një pulle postare e cila do të shpërndahet në mbarë botën.

Lajme

17/11/2018 19:59

Ministri Lluka ka ftuar qytetarët e Kosovës që të votojnë për dizajnin më të mirë, dizajn i cili do të prezantoj dëshmorët e Gjakovës dhe sakrificën e tyre për çlirimin e vendit tonë.

“Për t’i nderuar Dëshmorët e Gjakovës, kam iniciuar dizajnimin e një pulle postare që do të shpërndahet në mbarë botën. Më poshtë janë 6 dizajne të përgatitura dhe më duhet ndihma e juaj për të përzgjedhur pullën postare që përfaqëson më së miri dëshmorët tanë. Ju lutem, komentoni me numrin e preferuar apo edhe me ndonjë sugjerim shtesë dhe do të përzgjedhim së bashku dizajnin e preferuar”, ka shkruar Lluka në facebook.

Linku për të parë dizajnët dhe votuar për to: https://www.facebook.com/valdr…