“Lloyd” e Londrës, me qendër në Bruksel

“Lloyd” e Londrës thotë se do të çelë degën e parë evropiane të saj në Bruksel, për të evituar humbjet në biznes kur Britania e Madhe të largohet nga blloku.

Bota

30/03/2017 12:51

Kompania 329-vjeçare e sigurimeve konfirmoi planin ndërsa po prezantonte arritjet e saj vjetore. Një zyrë e re do të hapet në Bruksel me qëllim që të jetë operacionale që nga 1 janari i vitit 2019, thanë drejtuesit.

Përveç Lloyd, edhe të tjera institucione financiare kanë menduar transferimin e një pjese të bizneseve në Evropë. Disa banka investimi, mes të cilave Banka e Amerikës, Barclays dhe Morgan Stanley po konsiderojnë mbledhjen e stafit në Dublin. Frankfurti, Madridi dhe Amsterdami kanë gjasat më të mëdha për të përfituar nga kjo.

HSBC po ashtu do të transferojë një numër domethënës të punonjësve të saj në Paris. “Lloyd” është një nga institucionet më të vjetra në Britani dhe kompania më e madhe në botë përsa i takon tregut të sigurimeve. Ajo fokusohet tek tregje të specializuara si marina, energjia dhe rreziku politik, por shtrihet edhe tek fusha të tjera jo shumë të zakonshme, si sigurimi i dhëmbit të komedianit Ken Dodd. Top Channel

YouTube player