Lloris në janar te Reali?

Real Madridi është duke shikuar për ndonjë mundësi, për të transferuar portierin e Tottenhamit Hugo Lloris gjatë janarit.

Sport

03/11/2014 17:57

E përditshmja angleze Daily Express raporton se Real Madridi pritet të transferojë portierin e Tottenhamit, Hugo Lloris gjatë afatit kalimtar dimëror i cili hapet në janar.

Lloris konsiderohet si njëri ndër portierët më të mirë në botë, teksa Reali dëshiron që të gjejë zëvendësuesin e Casillasit. 

Kontrata e Hugo Llorisit me Tottenhamin përfundon në verën e vitit 2019, mirëpo Reali pritet të bëj një ofertë mjaft të madhe për të siguruar shërbimet e tij, e cila raportohet se është diku rreth 25 milionë euro.