Lloris: Messi është një nga më të mirët në histori

Hugo Lloris po “shqetësohet” për përballjen me njërin nga lojtarët më të mirë në histori sipas tij.

Sport

10/12/2018 21:00

Të martën, Tottenham do të përballet me Barcelonën, në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Barcelona veçse ka siguruar kalimin në fazën tjetër dhe nuk dihet nëse Messi do të startojë, megjithatë, portieri francez i Tottenham, nuk është i qetë.

“Do të përballemi me njërin prej lojtarëve më të mirë në histori. Nuk do të jetë e lehtë, mirëpo do të zbresim në fushë dhe të japim 100% nga vetja. Besoj se në këtë mënyrë do t’ia dalim” ka thënë Lloris në konferencën para ndeshjes, transmeton lajmi.net.

“Do të jetë e vështirë ta ndalësh dikë si Lionel Messi, por do të tentojmë ta bëjmë si skuadër” ishin fjalët e tij.

“Nëse i shikon dy gjuajtjet e lira kundër Espanyol, mund ta shohësh se aty nuk mund të bësh asgjë. Ai është lojtarë që mund ta ndryshojë dhe ta vendos takimin” ka përfunduar francezi.

Tottenham do të kërkojë me çdo kusht fitoren kundër Barcës, pasi ata janë në garë për vendin e dytë me skuadrën nga Serie A, Inter. /Lajmi.net/