Llorente mbetet në Juventus

Fernando Llorente nuk e ka ndërmend të lëvizë nga Juventusi. Sulmuesi spanjoll ka marrë disa oferta, por është i vendosur të vazhdojë me Zonjën e Vjetër nga Italia.

Sport

24/06/2014 19:34

Sulmuesi i Juventusit, Fernando Llorente i ka hedhur poshtë spekulimet për një largim të mundshëm nga klubi aktual.

Sulmuesi spanjoll, i cili iu bashkua ekipit italian nga Athletic Bilbao gjatë verës së kaluar si transfero i lirë, e pati një fillim të vështirë, por më pas shpërtheu, duke realizuar 16 gola nga 34 ndeshje të zhvilluara në Serie A, duke e ndihmuar Juventusin që ta fitojë titullin e tretë rresht.

“E ardhmja ime? Është tek Juventusi dhe ndihem mjaft i lumtur këtu”, deklaroi 29 vjeçari për Sky Italia.

“Jam krenar që jam këtu dhe nuk po mendoj për diçka tjetër”, përfundoi Llorente, për të cilin flitet se interesim ka shprehur Barcelona, por edhe klubet nga Premierliga.