Llorente ka një mesazh për Juventusin pas shortit në Ligën e Kampionëve

Fernando Llorente gëzohet për takimin me ish skuadrën e tij, Juventus.

Sport

12/12/2017 13:09

Fernando Llorente shprehet i lumtur që në Ligën e Kampionëve do të ndeshet me Juventusin.

Spanjolli përkundër kësaj beson të fitorja dhe kualifikimi në fazën tjetër.

“Jam i emocionuar me shortin. Kam luajtur për dy vite dhe kam fituar pesë tituj. E doja këtë ekip”, ka thënë Llorente për ueb-faqen e Spurs.

“Kam kujtime të mëdha dhe kam kujtime të shkëlqyera te ky klub shumë. Janë një nga klubet më të mëdha në botë. Kam shumë shokë këtu. Do të jetë një ndeshje mahnitëse, kanë lojtarë dhe skuadër shumë të mirë”.

“Duhet të kemi besim tek vetja pasi edhe ne kemi skuadër të mirë, jemi të fokusuar, agresiv dhe mund të bëjmë gjëra të mëdha”, përfundoi ai.