Llorente: Ja çfarë do t’i bëjmë Realit

Sulmuesi i Juventusit, Fernando Llorente ka paralajmëruar Real Madridin se skuadra e tij do t’i sulmojë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Sport

02/05/2015 12:56

Sulmuesi i Juventusit, Fernando Llorente ka thënë se skuadra e tij nuk guxon të mbrohet por do ta sulmojë Real Madridin në mënyrë që të kërkojë finalen e Ligës së Kampionëve.

Bianconerët presin gjigantin madrilen të martën në ndeshjen e parë gjysmëfinale të martën.

Dhe, Llorente u ka bërë thirrje bashkëlojarëve të tij që të qenë qasje sulmuese ndaj Realit.

“Ne nuk mund të mbrohemi gjithmonë. Duhet të sulmojmë dhe e dimë këtë”, deklaroi Llorente për “AS”.

“Është një rast unik për ne. Shpresojmë t’i zhvillojmë dy ndeshje të mëdha. E dimë se Reali ka sulmues të jashtëzakonshëm. Nuk ka hapësirë për gabimet më të vogla. Ju nuk duhet t’u jepni atyre hapësirë, sepse Reali është i pafalshëm”, u shpreh ai.