Llorente, hero i Juventusit

Fernando Llorente u bë hero i Juventusit duke shënuar golin e fitores 1:0 kundër Udineses në minutat shtesë të takimit. Sulmuesi spanjoll – i cili erdhi në klub gjatë afatit kalimtar të verës si futbollist i lirë nga Athletic Bilbao – shënoi golin e fitores së madhe, dhe shumë të rëndësishme për gjigantin torinez. Ndeshja…

Sport

01/12/2013 19:55

Fernando Llorente u bë hero i Juventusit duke shënuar golin e fitores 1:0 kundër Udineses në minutat shtesë të takimit.

Sulmuesi spanjoll – i cili erdhi në klub gjatë afatit kalimtar të verës si futbollist i lirë nga Athletic Bilbao – shënoi golin e fitores së madhe, dhe shumë të rëndësishme për gjigantin torinez.

Ndeshja ishte mjaft e baraspeshuar dhe Bianconerët – që humbën Andrea Pirlon në minutat e para të takimit për shkak të një lëndimit – duhet t’i falënderohen portierit Gianluigi Buffon i cili ia mohoi golin në disa raste sulmuesit Antonio Di Natale.

Por, krejt në fund, Llorente realizoi me kokë pas një topi të drejtuar nga Stephan Lichtsteiner. Juventus u shkëput në tri pikë epërsi ndaj Romës.