Llokum me arra, recetë e shijshme

Recetë shumë e shijshme për tërë familjen.

Lifestyle

26/02/2016 05:40

Përbërësit:

1kg sheqer
1/2 litër ujë
Lëngu i një limoni
100gr niseshte
2gr krem tartar (pluhur rrushi)
200gr arra fistiqe (sipas dëshirës)
Vaj lajthie
1 gotë uji me sheqer pluhur
1 gotë çaji me niseshte
50gr kokos

Udhëzimet:

1. Në një tenxhere hedhim një kg sheqer me gjysmë litër uji dhe e lëmë të zihet në zjarr të ngadaltë, pasi të filloj të ziej i hedhim lëngun e limonit.

2. Gjatë zierjes i heqim shkumën që nxjerrë dhe e lëmë të ziej deri sa të trashet lëngu gjithmonë në zjarr të ngadaltë. Niseshten e tretim në një gjysmë gote çaji me ujë dhe i’a hedhim ngadalë masës që është duke u zier gjithmonë duke e përzier masën. I hedhim kremin tartar dhe vazhdojm të ziejm në zjarr të ngadaltë deri sa masa të trashet.

3. Hedhim fistiqet e prera me dysh dhe vazhdojmë përzierjen e masës. Marrim një tepsi, së pari e lyejm me vaj lajthie dhe në të e hedhim masën e zier tashmë të llokumit.

4. E lëmë deri sa të ftohet mirë. Pasi është ftohur i hedhim sipër niseshten, arrën e kokosit dhe sheqerin pluhur. Marrim dhe e përmbysim në një tepsi tjetër apo në tavolinë dhe e spërkasim me niseshte, sheqerin pluhur dhe arrën e kokosit. E lyejm thikën me vaj të lajthis dhe e prejmë masën e llokumit në copa./pergadit.com

Ju bëftë mirë