Llapi shënon edhe fitoren e dytë, mposhtë në udhëtim Vllazninë

Llapi ka shënuar edhe fitoren e dytë në Vala Superligën e Kosovës.

Sport

25/08/2017 18:32

Skuadra e Tahir Batatinas ka mposhtur në udhëtim Vllazninë e Pozheranit, me rezultat 0-1.

Golin e fitores dhe të tre pikëve për Llapin, e shënoi Miran Maksuti në minutën e 87’.

Pas kësaj fitore, Llapi numëron gjashtë pikë në dy ndeshje, ndërsa Vllaznia mbetet pa asnjë pikë të vetme të fituar./Lajmi.net/