Llapi nuk ndalet në merkato, merr edhe sulmuesin e Prishtinës

Tjetër përforcim i rëndësishëm për Llapin në këtë merkato. Klubi nga Podujeva ka zyrtarizuar afrimin e ish sulmuesit të kombëtares shqiptare Ahmed Januzi.

Sport

07/08/2018 21:09

Ish bomberi i Vorskla Poltavës ka nënshkruar një kontratë 1-vjeçare me Llapin që në sezonin e ri do të synojë të sigurojë pjesëmarrjen në kompeticionet europiane.

Në 2 sezonet e fundit, Januzi ka qenë pjesë e Prishtinës teksa me skuadrën kryeqytetase arriti të gjente në 11 raste rrugën e rrjetës.

Te Llapi Januzi do të marrë vendin e talentit Mirlind Daku i cili u transferua në Kroaci te skuadra e Osijek gjatë kësaj vere.