Llapi i detyron tifozët që të nisen për në finale nga tubimi i LDK-së (FOTO)

Llapi të mërkurën do të ndeshet në finalen e Kupës së Kosovës me Besën në stadiumin Riza Lushta në Mitrovicë.

Lajme

28/05/2017 18:56

Në njoftimin në Facebook të skuadrës llapjane, bëhet me dije se tubimi i tifozëve do të bëhet nga palestra sportive “Hakif Zejnullahu” dhe jo nga qendra e qytetit ku bëhet zakonisht.

Arsyetimi i KF Llapit është se e mërkura është ditë pune dhe ky organizim mund të pengoj rrjedhën normale në qendrën e qytetit.

Indeksonline mëson se të mërkurën nga ora 13:00 në palestrën sportive do të ketë mbledhim Lidhja Demokratike dhe kjo është bërë me qëllim që të caktuar politik.

Disa tifoz te Llapit thonë se nga organizatoret ju është thënë nëse doni me ardhë për ta parë ndeshjen  duhet vini fillimisht te tubimi i LDK-së që do të mbahet po në këtë ditë./Lajmi.net/