Llapi e fiton derbin ndaj Dritës, Liria merr pikë të plota ndaj Flamurtarit

Llapi e ka fituar kryendeshjen e xhiros së 15-të në IPKO Superligën e Kosovës në futboll, duke i mundur kampionët e Dritës me rezultat 1:0.

Sport

10/11/2018 15:34

Në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’, skuadra e Llapit ka arritur të arkëtojë tre pikë shumë të rëndësishme.

Skuadra e drejtuar nga Bekim Shotani, ka mposhtur 1:0 Dritën.

Ishte sulmuesi Festim Alidemaj, që në minutën e 43’ realizoi golin e fitores për Llapin.

Fitore me rezultat të njëjtë ka shënuar edhe Liria, që në stadiumin ‘Përparim Thaqi’ ka mundur 1:0 Flamurtarin./Lajmi.net/