Llapi – Drita, kryendeshja e ditës në IPKO Superligën e Kosovës

IPKO Superliga e Kosovës rikthehet këtë fundjavë me ndeshjet e xhiros së 15-të.

Sport

10/11/2018 08:47

Sot (e shtunë) në orar janë dy ndeshje.

Padyshim se ndeshja kryesore është ajo që luhet në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ mes Llapit dhe kampionëve në fuqi, skuadrës së Dritës.

Ndeshja mes Llapit dhe Dritës fillon nga ora 13:30.

Në orar të njëjtë është e paraparë të luhet edhe sfida mes Lirisë dhe Flamurtarit në stadiumin ‘Përparim Thaqi’ në Prizren./Lajmi.net/