Llapi 3:3 Trepça ’89, si ndodhi konflikti pas përfundimit të ndeshjes?

Llapi e Trepça ’89 i ndan pikët pasi luajten 3-3 sot në kuadër të javës së 24-të, në Vala Superligë, shkruan futbollikosovar.com.

Sport

17/03/2018 17:05

Mirëpo pas ndeshjës një komflikt i bërë nga policia e Kosovës dhe trajneri i 89shit, Gugash Magani la shije të keqe.

Trajneri i Trepçës ’89, pas ndeshjës deklaroj se nuk e kupton si sillen ashtu policia duke ditur se edhe ai është shqiptarë.

“Nuk e kuptoj pse ajo sjellje e policisë, ku publiku ishte krejt në rregull dhe përkrahi normalisht skuadren e tyre, nuk e kuptoj pse policia nxit duke ditur se edhe unë jam shqiptar”, deklaroj Magani.