Llamkosi e ‘prek’ titullin

Llamkos Kosova e ka prekur titullin e kampionit të Kosovës me njërën dorë. Vushtrriasit fituan ndaj Ferizajt të dielën dhe tash janë katër pikë përpara Prishtinës, dy xhiro pa përfunduar sezoni.

Sport

18/05/2014 18:54

Llamkos Kosova e sheh titullin e kampionit të Kosovës me njërin sy. 

Vushtrriasit e kanë mposhtur Ferizajn me rezultat minimal, 1:0, për t’iu afruar më shumë se kurrë titullit të kampionit.

Talenti Milot Rashica e ka realizuar golin e fitores për vushtrriasit në pjesën e dytë, ndërsa tash Llamkosi ka nevojë vetëm për dy pikë në dy xhirot e fundit, për t’u shpallur më i miri i Kosovës.

Prishtina ditoi 2:1 ndaj Drenicës, kurse Ferizaj tashmë është jashtë garës për titull.