Llamkos Kosova shpallet kampion

Llamkos Kosova është kampion i ri i Kosovës në futboll. Skuadra nga Vushtrria fitoi në udhëtim te Drenica me rezultat 3:1, dhe e siguroi titullin.

Sport

24/05/2014 19:57

Llamkos Kosova mposhti në udhëtim Drenicën me rezultat 3:1 dhe siguroi titullin e kampionit të Kosovës në futboll.

Në ballafaqimin e xhiros së 32-të, skuadra e trajnerit Ismet Munishi e kreu detyrën dhe me pikët e plota nga Drenica e mbylli qështjen e fituesit dhe kampionit të ri në Kosovë.

Edhe pse Drenica kaloi e para në epërsi me golin e Granit Arifajt, Llamkos Kosova e përmbysi rezultatin në pjesën e dytë.

Dior Zabërxha, Bashkim Shala dhe në fund Milot Rashica shënuan golat që e udhëhoqën skuadrën nga Vushtrria drejt fitores dhe titullit të kampionit.