Llamkos Kosova me Bayernin e Juventusin

Superliga e Kosovës në futboll nuk është e pranuar ndërkombëtarisht. Mirëpo, së paku nëpërmjet një harte, kampioni i ri Llamkos Kosova është shoqëruar me kampionët e shteteve tjera të kontinentit evropian.

Sport

08/06/2014 01:13

Llamkos Kosova është kampion i ri i Kosovës. Skuadra nga Vushtrria triumfoi në edicionin e sapo përfunduar dhe kurorëzoi një edicion të jashtëzakonshëm.

Mirëpo, për dallim nga ligat e tjera evropiane ku kampioni kualifikohet në Ligën e Kampionëve ose Europa League, Llamkos Kosova nuk do të garojë përtej kufirit të shtetit të Kosovës. Kjo për shkak të izolimit që ende mbizotëron në sportin e futbollit, në nivelin e klubeve.

Megjithatë, kampioni i Kosovës mund të ngushëllohet nga fakti se është paraqitur në të njëjtën hartë me kampionët e tjerë nga shtetet e kontinentit të Evropës.

Derisa Llamkos Kosova figuron tek harta e Kosovës, skuadra e trajnerit Ismet Munishi shoqërohet nga gjigantë si Bayern Munich e Juventus që kanë triumfuar në ligat përkatëse.

Fotografia është publikuar në rrjetin social Facebook.