Lladrovi e Hasani diskutojnë për krijimin e zonës ekonomike Drenasi 2

Të martën kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur në takim ministrin e Ministrisë së Tregtisë e Industrisë, Bajram Hasani me të cilin ka biseduar për zhvillimin ekonomik në vend, me theks të veçantë për krijimin e zonës ekonomike përballë Parkut, për Parkun e Biznesit në Drenas si dhe për Bordin Mbikëqyrës për PBD.

Lajme

10/07/2018 14:54

Me këtë rast, kryetari Lladrovci ka njoftuar ministrin Hasani për mundësitë që ofron zona kadastrale në Korroticë të Lartë për krijimin e zonës ekonomike ne atë pjesë, për bizneset në Parkun e Biznesit dhe bashkëpunimin që kanë për zhvillimin ekonomik në vend si dhe për krjimin e vendeve të reja të punës dhe ka treguar gatishmërinë e bashkëpunimit për interesin e përgjithshëm në sferën e zhvillimit ekonomik.

Ministri, Bajram Hasani ka falënderuar kryetarin Lladrovci për takim dhe ka thënë se Ministria që ai drejton, është e gatshme të bashkëpunoj me Komunën e Drenasit për krijimin e zonës ekonomike, Drenasi 2, për Parkun e Biznesit dhe për secilën fushë tjetër që është ne interesin e bizneseve dhe zhvillimit ekonomik ne përgjithësi.

Kryetari Lladrovci dhe Ministri Hasani, kanë vizituar edhe sheshin “Fehmi e Xhevë Lladrovci” në Drenas dhe bizneset përreth sheshit./Lajmi.net/