Lladrovci u premton sportistëve se do t’i trajtojë si ambasadorë

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në këtë qytet ka shpalosur programin e tij për kulturë, rini dhe sport, njofton Klan Kosova.

Lajme

11/12/2016 14:12

Ai këtu tregoi se do ta rregullojë këtë stadium dhe do të ndërtojë poligone sportive aty ku ka nevojë, kurse këtë gjithsesi do ta bëjë në fshatin Tërstenik.

Lladrovci ka përmendur se krahas tre bibliotekave që ka komuna, ai do të ndërtojë edhe tre të tjera.

Kurse ka premtuar se atje do të bëhet edhe java e filmit amerikan, gjerman dhe francez.

Më tej në udhëheqjen e tij, Lladrovci ka thënë se sportistët në këtë komunë do të trajtohen si ambasadorët më të mirë.

Lladrovci ka pohuar se do të angazhohet edhe në botimin e librave që lidhen me historinë e Drenasit.