Lladrovci: Sot është një ditë e madhe për kombin shqiptar

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, me rastin e aprovimit të ligjit për përdorimin e gjuhëve në Maqedoni, ka biseduar dhe ka uruar Ali Ahmetin, liderin e shqiptarëve në Maqedoni për këtë sukses të shumëpritur.

Lajme

14/03/2018 19:02

Lladrovci ka shkruar në rrjetin social se “sot është një ditë e madhe për kombin shqiptar kudo që jetojnë, për kultivimin e gjuhës amtare në komunikimin zyrtar edhe në Maqedoni, përdorimi i gjuhës shqipe”.

Ja postimi i plotë i Z. Lladrovci:

“Sapo e urova liderin e shqiptarëve në Maqedoni, Ali Ahmetin, nëpërmjet tij të gjithë shqiptarët në Maqedoni, për suksesin e shumëpritur, aprovimin e ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe, një të drejte themelore, të paraparë me Marrëveshjen e Ohrit. Sot është një ditë e madhe për kombin shqiptar kudo që jetojnë, për kultivimin e gjuhës amtare në komunikimin zyrtar edhe në Maqedoni, përdorimi i gjuhës shqipe! Gëzuar dhe urime!”