Lladrovci merr përkrahje të fuqishme nga bizneset e Drenasit

Kandidati për kryetar të komunës së Drenasit nga radhët e PDK-së, Ramiz Lladrovci ka zhvilluar takimin e dytë brenda javës me biznesmenët e komunës së Drenasit.

Lajme

17/10/2017 19:39

 

 

Ai me këtë rast ka theksuar se zhvillimi i komunës varet nga bizneset dhe iniciativa private dhe ka njoftuar se është në shërbim të krijimit të kushteve sa më të mira për biznes, dhe hapësirave të reja në Parkun e ri të biznesit si dhe lehtësirave maksimale.

“Jam i përkushtuar për çrrënjosjen e çdo dukurie negative që pengon zhvillimin tonë, për ta bërë Drenasin tërheqës për investime dhe investitorët”, ka theksuar Ramiz Lladrovci.

Postimi i plotë i Z. Lladrovci në Facebook:  

Takimi me bizneset, si çdo herë edhe është i rëndësishëm edhe është i pritjeve të dyanshme. Ky është takimi i dytë me biznesmenët, brenda një jave. Zhvillimi i komunës varet nga bizneset dhe iniciativa private. E theksova dhe ritheksoj se jemi në shërbim të krijimit të kushteve sa më të mira për biznes, hapësirave të reja në Parkun e ri të biznesit si dhe lehtësirave maksimale. Jam i përkushtuar për çrrënjosjen e çdo dukurie negative që pengon zhvillimin tonë, për ta bërë Drenasin tërheqës për investime dhe investitorët. Ne, me Forcën e Ndryshimit, Drenasin do ta bëjmë tërheqës. Në mandatin e plotë, së paku, do të bëj 6 herë më shumë se që kam bërë.

 

#ForcaENdryshimi #PDK94