Lladrovci merr përkrahje të fuqishme në Gllanasellë e Ҫikatovë të Vjetër

Hapësirat publike të planifikuara për tubimet përmbyllëse në fshatra të fushatës zgjedhore, kanë qenë të pamjaftueshme për simpatizantët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidatit të saj për kryetar Komune, Ramiz Lladrovci.

Lajme

18/10/2017 22:11

Në vendlindjen e Ramiz Lladrovcit në Gllanasellë, objekti i shkollës së fshatit ka qenë i pamjaftueshëm për qytetarët që kishin ardhur për të përkrahur bashkëfshatarin e tyre, Ramiz Lladrovcin.

Ai ne këtë takim nuk foli shumë, pasi që tha se banorët me njohin më mirë se çdokush se fjalët i bënë vepra pasi që ka traditë të familjes.

Edhe shkolla e fshatit Ҫikatovë e Vjetër, ishte e mbushur me përkrahës të Ramiz Ladrovcit që kishin ardhur për të përkrahur kandidatin e tyre për kryetar Komune.

Lladrovci me këtë rast tha se ndryshimet tani kanë filluar ne secilin fshat, në secilën lagje dhe se Forca e Ndryshimit po vjen.

“Ndryshimi për komunën tonë ka reflektuar në arsim, shëndetësi, administratë, infrastrukturë, ambient, ekonomi dhe fusha të tjera në shërbim të qytetarit. Zbatimi i Ligjit, transparenca e llogaridhënia janë principet e mia themelore në punë. Fjalët i bëjë vepra. Pas 22 Tetorit, në mandatin e plotë, 6 herë do të kem mundësi të bëjë më shumë se këta muaj të mandatit, prandaj votoni rendin, disiplinën dhe punën në komunën tonë”, ka thënë Lladrovci.