Lladrovci kritikon Liverpoolin, ja çfarë thotë për mungesën e Shaqirit në Beograd

Xherdan Shaqiri nuk do të luajë në ndeshjen, Crvena Zvezda – Liverpool.

Sport

06/11/2018 13:58

Xhiroja e katërt e fazës së Ligës së Kampionëve do të zhvillohet në mes të Crvena Zvezdës dhe Liverpoolit nga ora 18:55.

Xherdan Shaqiri nuk do të mund të paraqitet në ndeshjen e sotme, për shkak të raporteve të acaruar që nga Kampionati Botëror.

Për këtë gjë, Ramiz Lladrovci ka reaguar në llogarinë e tij në Facebook, duke thënë që është lajm i keq kur sporti i nënshtrohet ekstremizmit dhe euforisë nacionaliste serbe, shkruan “lajmi.net”.

Më poshtë mund ta lexoni statusin e plotë të kryetarit të Drenasit:

Është lajm fort i keq kur sporti i nënshtrohet ekstremizmit dhe euforisë nacionaliste serbe. Liverpool u gjunjëzua para rrugaçërisë!

Dëm për këtë nënshtrim të këtij klubi që pretendon të jetë i madh, dëm të mos luaj Xherdan Shaqiri e t’ju tregoj se çka mundet shqiptari të bëj edhe pa dron!. /Lajmi.net/