Lladrovci jep lajmin e madh: Drenasi bëhet me liqe /FOTO

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci e ka dhënë një lajm të madh për qytetarët e kësaj komune.

Lajme

13/07/2018 16:52

“Sot, mora konfirmimin zyrtar nga Këshilli për Investime, se Komuna e Drenasit do ta ketë liqenin e vet artificial, ujëmbledhësin që është planifikuar të ndërtohet në Vërboc”, ka thënë Lladrovci.

Postimi i plotë i Lladrovcit:

Lajm i jashtëzakonshëm për qytetarët e komunës së Drenasit!

Sot, mora konfirmimin zyrtar nga Këshilli për Investime, se Komuna e Drenasit do ta ketë liqenin e vet artificial, ujëmbledhësin që është planifikuar të ndërtohet në Vërboc.

Falënderoj të gjithë bartësit e përgjegjësive të nivelit qendror dhe zyrtarët komunal për punën në këtë projekt, përkrahjen e këtij projekti, për këtë sukses që Drenasit dhe Drenicës, i ofrohet një portë e re për zhvillim dhe ngritje e mirëqenies së qytetarëve.

Ky është projekt madhor dhe me rëndësi strategjike, së pari sigurohet uji i pijes për Drenas dhe disa fshatra të Drenicës, por përfiton edhe bujqësia, turizmi e fushat tjera prodhuese dhe shërbimeve.

Gjithsesi, ndikon në ngritjen e cilësisë së jetës, po ashtu, edhe në hapjen e vendeve të reja të punës.

Faleminderit të gjithë kontribuuesve për këtë projekt!

Gëzuar qytetarë të Drenasit!