Lladrovci e quan gazetaruc Milaim Zekën, i paralajmëron padi për shpifje

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz LLadrovci i ka reaguar  deputetit të Nismës Social Demokrate të Kosovës, Milaim Zekës.

Lajme

16/05/2018 10:49

Deputeti Zeka mbrëmë ka thënë se Lladrovci ka akuzuar presidentin Hashim Thaçi për një vrasje të rëndë.

Ai kishte thënë se Lladrovci është propozuar për kryetar të Drenasit përmes shantazheve.

Por, për pretendimet e Zekës, i cili ka thënë se ekzistojnë letra për ato çfarë thotë, ka reaguar Lladrovci.

Ai e ka quajtur Zekën, ‘gazetaruc’  dhe ‘ish –udbash’.

Lladrovci ka kujtuar se Zeka kishte përmendur edhe më herët këto fakte, por që sipas Lladrovcit kurrë nuk u publikuan.

“Boll Milaim Zeka. Boll. Boll shpife. Edhe sa rrena do të thuash para mediave gjoja se po i thua për herë të parë. Deri kur kështu o gazetaruc?!!”, ka shkruar ndër të tjera ai, ku edhe ka paralajmëruar padi ndaj deputetit.

Ky është reagimi i plotë i Lladrovcit:

Përgjigje Milaim Zekës: Deri kur gazetarucat dhe ish udbasht do të vazhdojnë punën e dreqit

Nuk po i publikoni ato që pretendoni, sepse nuk ekzistojnë, as çanta, as incizime as letra denoncuese. Nuk ekzistojnë, ato janë pjesë e imagjinatës tuaj të sëmurë, të metodës shpif, shpif se diçka mbetet.

Boll Milaim Zeka. Boll. Boll shpife. Edhe sa rrena do të thuash para mediave gjoja se po i thua për herë të parë. Deri kur kështu o gazetaruc?!!

Dhjetëra lajme të rreme në tri fushatat e kaluara i keni promovuar si të vërteta, prej të cilave nuk doli asgjë. Asgjë nuk doli me gjithë paralajmërimet e juaja të subvencionuara. Sepse, ju vetëm shpifni.

Në tri fushata, janë paralajmëruar çanta të zeza me dokumente kompromituese, ishin paralajmëruar video incizime, ishin paralajmëruar letra sekrete e letra denoncimi, por kurrë asnjë herë, nuk i publikuat.

Pse nuk i publikuat deri tash për ato që pretendoni se ekzistojnë, dhe pretendoni të implikoni emrin tim, familjes time dhe udhëheqësit e shtetit.

Nuk mund të publikoni sepse ato që pretendoni, nuk ekzistojnë, as çanta, as incizime as letra denoncuese. Nuk ekzistojnë, ato janë pjesë e imagjinatës tuaj të sëmurë, të metodës shpif, shpif se diçka mbetet.

Milaim Zeka, të kam thënë edhe më herët, ti je një rrenc, je një shpifës. Ti e ndot ambientin e demokracisë me përrallat tua të sëmura që vetëm udbasht dinë t’i përgatisin e promovojnë.

Habitem nga mediat që të japin hapësirë për ta ndotë ambientin me shpifjet tua.

Deri kur gazetarucat dhe ish udbasht do të vazhdojnë punën e dreqit.

Unë po e them jo për herë të parë, me emër:

Milaim Zeka, ti je një rrenc dhe për shpifjet tua do të ushtroj padi./Lajmi.net/