Lladrovci: Dje ishte zotim, sot po japim betim për punë

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ishte pjesë në Inagurimin e Kompleksit Memorial në Marinë.

Lajme

05/10/2018 12:17

Lladrovci tha se sot po bashkohen heronjtë dhe dëshmorët në zemrën e Kosovës, raporton lajmi.net.

“Nga sot heronjtë dhe dëshmorët janë bashkuar ashtu siç ishin bashkuar në rrugën e lirisë me komandantin Adem Jashari. Kjo nismë u bë sepse të gjitha institucionet ishin njëzëri që heronjtë meritonin respekt dhe kompleks. Familjet e dëshmorëve duhet të jenë krenare sepse të gjithë jemi krenar me juve”, ka thënë Lladrovci.

Sipas tij, sot po qëndrohet gatitur për komandantët dhe heronjtë e kombit që i dhanë rrugë e drejtim lirisë dhe pavarësisë.

“Dje ishte zotim për arritjen e pavarësisë, e sot nga Marina po japim betimin  e shenjtë se do të punojmë deri në fund për idealin tuaj në shërbim të kombit e qytetarëve tonë. I përjetshëm është kujtimi për heronjtë”, ka përfunduar Lladrovci. /Lajmi.net/