Lladrovci dhe Jashari në Gjermani për meçin e Haxhi Krasniqit

Ata e kanë parënga afër meçin e Haxhi Krasniqit, ku u shpall kampion evropian.

Sport

03/06/2018 09:44

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe ai i Skenderajt, Bekim Jashari, kanë qëndruar në Gjermani.

Ata e kanë parënga afër meçin e Haxhi Krasniqit, ku u shpall kampion evropian, përcjellë “Lajmi.net”.

‘’Sonte, Haxhi Robin Krasniqi, në meçin e vlefshëm për kampion të Evropës në kategorinë super të mesme, me përgatitjen e vet dhe vullnetin për fitore, rikonfirmoi se ne sportet luftarake janë zonë e jona e rezervuar e suksesit.

Kënga Kuq e zi, i dha vrull fitores dhe shpirt gatishmërisë së Krasniqit edhe për titullin kampion i botës.

Atmosferë e jashtëzakonshme. Fitore e merituar. Të duam kampion bote. Urime dhe suksese, Haxhi Robin Krasniqi!’’. /Lajmi.net/